Drejtori i AKI-së u takua me drejtorin e CIA-s
Washington, 5 prill - Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Agron Selimaj, i cili ndodhet për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është takuar sot me Drejtorin e CIA-s, John O. Brennan.
Ata kanë diskutuar për çështjet e sigurisë me interes të përbashkët, fenomenet dhe sfidat me të cilat po ballafaqohet siguria nacionale e dy vendeve.
Vizita e drejtorit Selimaj në CIA është pasqyrim i marrëdhënieve të afërta të bashkëpunimit ndërmjet dy agjencive dhe njëkohësisht do të kontribuoj në forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në të ardhmen.
Në këtë takim, drejtori Brennan ka vlerësuar kontributin e AKI-së në ruajtjen e paqes dhe të sigurisë dhe ka premtuar përkrahje të plotë për AKI-në.
Gjatë takimit, drejtori Selimaj e ka ftuar drejtorin Brennan për vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës, duke e falënderuar për mbështetjen e deritashme.