21 Prill 2025

Drejtësia Sot shpalos të gjeturat e raportit të gjykatave dhe prokurorisë

Prishtinë, 15 mars - Drejtësia Sot, platformë e Grupit për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) mban konferencën për media me temë “Performanca e sistemit gjyqësor dhe prokurorial gjatë vitit 2020, në luftimin e korrupsionit, shpërlarjes së parave dhe krimit të organizuar”.

Në këtë konferencë, Drejtësia Sot do shpalos të gjeturat e raportit të titulluar “Monitorimi i Sistemit Gjyqësor dhe Prokurorial në Kosovë për Periudhën Janar – Dhjetor 2020”.

Drejësia Sot në këtë raport ka paraqitur pasqyrën e punës vjetore të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, të Këshillit Prokurorial të Kosovës, si dhe punën e të gjitha gjykatave e prokurorive në Kosovë, të fokusuar në trajtimin dhe gjykimin e lëndëve të korrupsionit, krimit të organizuar, pastrimit të parave dhe atyre lëndëve ku janë të përfshirë zyrtarë të lartë shtetëror.

Të gjeturat e Drejtësia Sot, kanë vënë në pah dy karakteristika kryesore të punës së sistemit gjyqësor dhe prokurorial gjatë vitit 2020, njëra duke qenë mos mbajtja e seancave gjyqësore për shkak të pandemisë Covid-19 dhe tjetra parashkrimi i lëndëve.

Raporti ndër të tjera ofron edhe rekomandime për përmirësimin dhe adresimin e problemeve të identifikuara në sistemin e drejtësisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)