Drejtësia Sot shpalos performancën e institucioneve të sundimit të ligjit në Kosovë
Prishtinë, 25 dhjetor - Plaformë e Grupit për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) mban konferencën për media që do të mbahet ditën e Premte (25 Janar 2020), me temë ''Sfidat në sundimin e ligjit në Kosovë: Performanca e sistemit gjyqësor dhe prokurorial dhe vlerësimi qytetar ndaj këtyre institucioneve”.
Në këtë konferencë, Drejtësia Sot do të shpalos të gjetura nga Botimi i Gjashtë i Indeksit të Performancës së Institucioneve të Sundimit të Ligjit në Kosovë (RoLPIK – Edicioni 6).
Ky raport do të paraqes trendin e performancës dhe efikasitetin e punës së sistemit gjyqësor dhe prokurorial, dhe shkallën e kënaqshmërisë së qytetarëve ndaj këtyre institucioneve, duke pasqyruar mendimet e tyre në lidhje me tema si influenca politike, mitmarrja, raportimi i korrupsionit, pavarësia në vendimamarrje e deri te vazhdimi i mandatit të EULEX-it.
Indeksi gjithashtu trajton të dhënat mbi punën e prokurorisë dhe gjyqësorit për periudhën 2013-2019, përmes vlerësimit të performancës, ngarkesës, efikasitetit dhe buxhetit që ndahet ndër vite për këto dy institucione bartëse të sigurimit të një shteti të së drejtës në Kosovë.