29 Dhjetor 2024

Drejtësia Sot shpalos mangësitë e aktakuzave në veprat penale korruptive

Prishtinë, 19 shkurt - Drejtësia Sot, platformë e Grupit për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) mban konferencën për media me temë “Arsyet prapa mungesës së efikasitetit të sistemit prokurorial në luftimin e veprave penale korruptive”.

Në këtë konferencë, Drejtësia Sot do shpalos të gjeturat e analizës  “Mangësitë e aktakuzave në veprat penale korruptive”.

Të gjeturat e Drejtësia Sot, theksojnë mangësitë e aktakuzave të ngritura nga Prokuroria Speciale dhe Prokuroritë Themelore në raste të korrupsionit.

Këto mangësi të evidentuara në vazhdimësi janë hasur në formë të: paqartësive në identifikimin e veprimeve inkriminuese të të akuzuarëve, në mos përcaktimin e saktë të vlerës së dëmit (mungesës së ekspertizave financiare), në mos precizimin e palës së dëmtuar.

Drejtësia Sot ka vlerësuar se këto probleme ndikojnë në uljen e efikasitetit të punës së prokurorive, që për pasojë kanë rritjen e numrit të lëndëve aktive dhe të parashkruara (vjetërsuara) në sistem të drejtësisë në Kosovë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)