15 Janar 2025

Drejtësia, peng i mafisë politike

Prishtinë, 3 prill - Figura të ndryshme diplomatike të akredituara në vendin tonë, ambasadorë dhe përfaqësues të lartë të Bashkimit Evropian, kërkojnë që, sikur në shumë vende të tjera të rajonit, edhe në drejtësinë kosovare të dalin njerëz të guximshëm, heronj, që përballen me guxim të madh me strukturat kriminale që po abuzojnë dhe po sundojnë mbi ligjin.

Përfaqësues të subjekteve politike dhe ekspertë të fushës së drejtësisë ndajnë mendime të ndryshme rreth kësaj situate, por mbizotëron vlerësimi se Kosovës nuk i mungojnë “heronjtë” që mund të japin kontribut në fushën e drejtësisë, por atyre akoma po u pritet rruga nga parapolitika kriminale dhe politika në pushtet.

Deputeti i LDK-së, Adem Salihaj, konsideron se për fatin e secilit gjykatës dhe prokuror akoma vendos politika, andaj edhe angazhimi i tyre në aspektin profesional dhe guximin veprues për luftimin e dukurive negative varen nga fushëveprimi i tyre i lejuar, pikërisht nga politika që i kontrollon ata.

/Kosova Sot/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)