Drejtësia kosovare amnistoi pushtetarët e korruptuar
Prishtinë, 24 maj -Kosovës i duhet një Gjykatë Speciale për krime të rënda ekonomike dhe për vrasjet me motive politike, sepse drejtësia e Kosovës për 16 vjet me radhë ka dështuar që prapa grilave t\'i dërgojë njerëzit e korruptuar, e sidomos \'peshqit e mëdhenj\' të politikës, të cilët janë fajtorët për shkatërrimin e ekonomisë, thotë analisti Faik Krasniqi
Gjykata Speciale, e cila pritet të themelohet shpejt, sipas ekspertëve do të ishte e pakuptimtë, nëse ajo do të fokusohej vetëm në hetimin dhe gjykimin e krimeve të luftës.
Në fakt gjithë ai investim dhe ajo bujë e madhe nuk do të kishte kuptim, nëse nuk inkorporohen të drejtat dhe kompetenca për të trajtuar të gjithë rastet e rënda të korrupsionit dhe krimit të organizuar, duke nisur nga 1999 e deri në fund të vitit 2014.
Për ta shpëtuar shtetin e kapur nga fenomene,t që po e ngufasin jetën e qytetarëve dhe zhvillimin ekonomik e mirëqenien e tyre, kjo Gjykatë duhet ti hetojë edhe këto gjëra që e kanë dëmtuar rëndë Kosovën.
/Kosova Sot/