Dosje 2000 faqe për Ahmet Shalën
Shala aktualisht është ambasador i Kosovës në Japoni dhe dosjet e akuzojnë atë për manipulime e keqpërdorime gjatë kohës që ishte në postin e drejtorit të privatizimit.
Manipulime të cilat supozohet se janë bërë gjatë kohës kur ky institucion iu nënshtrua procesit të privatizimit.
Në dosje zënë vend edhe kryetari aktual i komunës së Suharekës Blerim Kuçi, por edhe zyrtarë të tjerë që kanë qenë pjesë e pazarit të ndërmarrjes Bujqësore Industriale Suhareka, në po këtë qytet, shkruan Zëri.
Ish- punëtorë të NBI Suhareka akuzojnë rëndë ish- drejtorin e privatizimit Ahmet Shala për manipulime e keqpërdorime, sipas të cilëve janë bërë gjatë procesit të privatizimit të kësaj ndërmarrje.
Suhareka ka në pronësi më shumë se 1600 hektarë tokë, si dhe bodrumin e verës, i cili gjendet në mes të qytetit të Suharekës.
Njëra prej dosjeve më voluminoze në vend ka arritur të bjerë edhe në duar të kryeprokurorëve jashtë shtetit të Kosovës.
Ajo është dërguar në gjykatat në Itali, Angli, Francë, Gjermani, por edhe disa prokurorëve të shteteve tjera, meqë shtetasit e tyre shërbejnë si punëtorë të misionit ndërkombëtar të sundimit të ligjit EULEX.
/Zëri/