02 Maj 2024

Dorëzohet sistemi i mbikqyrjes për komunat Istog, Klinë dhe Pejë

Istog, 4 dhjetor - Në bashkëpunim të ngushtë me Këshillat Komunal për Siguri në Bashkësi të komunave të Istogut, Klinës dhe Pejës projekti i UNDP-së për Kontrollin e Armëve të Vogla dhe të Lehta (KOSSAC) do të dorëzojë zyrtarisht kamerat mbikëqyrëse si dhe qendrat monitoruese për këto komuna në një ceremoni rasti që do të mbahet sot në hotel Trofta në Istog.

Me avancimin e teknologjisë edhe siguria publike ka evoluar. Sistemi i mbikqyrjes publike që deri vonë është përdorur vëtëm nga kompanitë private, tani ka filluar të përfshijë edhe sektorin privat dhe atë publik, dhe në këtë mënyrë shëndrohet në një mundësi shtesë për organet e rendit dhe ligjit në ruajtjen e rendit publik.

Projektet e vendosjes së kamerave dhe qendrave monitoruese janë pjesë e aktiviteteve të definuara në planet komunale për siguri në bashkësi të cilat janë të aprovuara nga ana e Kuvendeve Komunale.

Në ceremoni do të jenë të pranishëm kryetarët e tri komunave përfituese, përfaqësues të UNDP-së, përfaqësues të drejtoratit rajonal të policisë së Kosovës dhe zyrtarë të tjerë komunal.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)