15 Maj 2024

Dorëzohet i dyshuari për shpërthimin në bulevardin “Bill Clinton”

Prishtinë, 8 qershor - Një i dyshuar në lidhje me rastin e shpërthimit në bulevardin “Bill Clinton” është paraqitur përpara gjykatësit të EULEX-it të procedurës paraprake në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë më 7 qershor.

Gjykatësi i procedurës paraprake i ka urdhëruar këto masa për një muaj: të konfiskohen dokumentet e udhëtimit të dyshuarit, i dyshuari të mos largohet nga vendbanimi i tij dhe të paraqitet në polici tri herë në javë, si dhe i dyshuari të mos kontaktojë me të pandehurit tjerë apo dëshmitarët në këtë rast.

I dyshuari është vetë-dorëzuar më 7 qershor, pasi që gjykatësi i procedurës paraprake e kishte lëshuar urdhër-arrestin për të më 28 maj 2012.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)