29 Prill 2024

Dorëzohen mbetjet mortore të nëntë personave

Prishtinë, 16 korrik - Gjatë dy javëve të fundit, ekspertët mjeko-ligjorë të EULEX-it dhe kolegët e tyre vendas nga Departamenti për Mjekësi Ligjore (DML) i kanë dorëzuar mbetjet mortore të nëntë personave të cilët ishin zhdukur gjatë konfliktit të viteve 1998/99 në Kosovë.

Mbetjet mortore u janë dorëzuar zyrtarisht përfaqësuesve të Komisionit Qeveritar të Serbisë për Persona të Pagjetur.

Po ashtu, të pranishëm me këtë rast ishin anëtarët e Komisionit Qeveritar për Personat e Pagjetur dhe të Ministrisë së Drejtësisë së Kosovës.

Dorëzimet janë bërë në Merdar, Prizren dhe Viti më 5, 6 dhe 11 korrik 2012.

Që prej se ekspertët e EULEX-it i janë bashkëngjitur DML-së në dhjetor 2008, familjeve u janë dorëzuar mbetjet mortore të më shumë se 300 personave.