Dorëzohen mbetjet mortore të katër personave në DML në Prishtinë
Prishtinë, 6 prill - Sot, ekspertët mjeko-ligjorë dhe homologët e tyre vendor nga Departamenti për Mjekësi Ligjore (DML) kanë dorëzuar mbetjet mortore të edhe katër personave të cilët ishin zhdukur në vitin 1999 gjatë konfliktit në Kosovë.
Këto mbetje mortore ju dorëzuan familjarëve dhe përfaqësuesve të Komisionit të Qeverisë së Serbisë për Peronat e Pagjetur në Prishtinë.
Anëtarët e Komisionit të Qeverisë së Kosovës për Persona të Zhdukur dhe Ministrisë së Drejtësisë ishin të pranishëm.
Dje, më 5 prill 2012 , mbetjet mortore të katër personave janë dorëzuar në Merdar/Merdare.
Që nga dhjetori i vitit 2008 kur ekspertët e EULEX-it iu bashkuan DML-së, mbetjet mortore të mbi 291 individëve u janë dorëzuar familjeve.