Dorëzohen Librat e gjendjes civile për Kamenicën
Prishtinë, 26 gusht - Në Agjencinë e Regjistrimit Civil u mbajt ceremonia e pranim-dorëzimit të Librave të certifikuara të gjendjes civile, të kthyer nga Serbia për komunën e Kamenicës.
U.D Kryeshefi i ARC-se Abedin Mehmeti, i dorëzoi Komunës së Kamenicës gjithsej 824 Libra civilë dhe fetarë të gjendjes civile.
Dorëzimi i regjistrave për këtë komunë është vazhdimësi e dorëzimit që po bëhet nga MPB, e cila kohë me parë ka dorëzuar Librat komunës së Prishtinës, Obiliqit, Fushë Kosovës , Gllogovcit, Lipjanit, Podujevës dhe Gjilanit.
Kthimi i regjistrave të gjendjes civile, të skanuar dhe të certifikuar, është pjesë e marrëveshjes së 2 korrikut 2011, në mes të delegacioneve të Prishtinës dhe Beogradit.