17 Maj 2024

Dorëzohen kopjet e librave amzë për Mitrovicën dhe Zveçanin

Prishtinë, 10 dhjetor -  Sot, përfaqësuesit e EULEX-it ia dorëzuan Agjencisë për Regjistrim Civil 984 kopje të vërtetuara të librave origjinalë amzë civilë dhe fetarë me të dhënat për lindjet, martesat dhe vdekjet për komunën e Mitrovicës (735) dhe Zveçanit (249).

Këto kopje janë kryer dhe janë vërtetuar gjatë muajit të kaluar si pjesë e një projekti të financuar nga BE-ja me bazë në Nish, Serbi, në të cilin është përfshirë EULEX-i, Zyra e BE-së në Kosovë/PSBE, Këshilli Danez për Refugjatë si partner zbatues dhe ekipet nga Kosova dhe nga Serbia.

Vlerësohet se janë gjithsej afërsisht 12,036 libra amzë origjinalë. Procesi i vërtetimit të kopjeve të librave origjinalë amzë civilë dhe fetarë është rezultat i drejtpërdrejtë i marrëveshjes së dialogut të lehtësuar nga BE-ja të arritur më 2 korrik 2011 ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Ky projekt në Nish e paraqet fazën e parë të krijimit të një Regjistri Civil plotësisht të besueshëm dhe të qëndrueshëm në Kosovë, që është një parametër i rëndësishëm nga udhërrëfyesi për liberalizimin e vizave.
 
Deri më sot, EULEX-i ia ka dorëzuar autoriteteve të Kosovës më shumë se 10,121 kopje të librave amzë të cilat i mbulojnë 18 komuna, që paraqet më shumë se dy të tretat e numrit të përgjithshëm të këtyre librave që vlerësohet se ndodhen në Serbi.

Pas dorëzimit tek Agjencia për Regjistrim Civil, kopjet e vërtetuara janë lidhur me kopertina të trasha në Prishtinë në zyrat e Departamentit për Prodhimin e Dokumenteve, me financimin nga Zyra e BE-së, dhe pastaj u janë dorëzuar autoriteteve komunale vendase për përdorim të përditshëm në zyrat komunale të gjendjes civile.

Procesi i përdorimit të përditshëm të kopjeve të vërtetuara është duke u përcjellë nga EULEX-i.

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)