Dorëhiqet drejtori i burxheve të Kosovës, Emrush Thaçi
Prishtinë, 2 tetor - Ministria e Drejtësisë njofton opinionin publik dhe mediat, se Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Emrush Thaçi ka kërkuar nga Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi që të lirohet nga detyra e drejtorit të Përgjithshëm të SHKK-së.
Thaçi kërkesën për lirim nga pozita e Drejtorit e ka bërë për shkak të angazhimeve të tij akademike.