Donika KadajBujupi mund të lirohet këtë javë nga paraburgimi
Ai ka shprehur optimizëm se në fillim të kësaj jave Gjykata e Apelit do ta shqyrtojë ankesën e mbrojtjes për lirimin e Kadaj Bujpit nga paraburgimi.
Koci në një bisedë për gazetën Epoka e re ka thënë se lëndët që kanë të bëjnë me paraburgimet janë me prioritet për tu trajtuar nga gjykata.
Në këtë kontekst, ai ka vlerësuar se mbrojtja ka ofruar bazë të fortë juridike që Gjykata e Apelit ta hedhë poshtë vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, e cila Donika Kadaj Bujupit i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh për shkak të veprimeve në Kuvendin e Kosovës.
Kam bazë të fortë juridike për ankesë dhe besojë se e njëjta do të aprovohet. Nuk është bërë ekspertiza dhe kjo është e papranueshme. Së paku është dashur të bëhet një ekspertizë. Përndryshe edhe ftesa, e cila i është bërë nga Prokuroria, ka qenë e kundërligjshme. Nuk i është dorëzuar asaj personalisht dhe për ftesën e dytë afati i paraqitjes ka qenë 24.11.2015. Arsyeja e urdhrit që të arrestohet para afatit për mua është e panjohur, është shprehur Koci.