Dominique Strauss-Kahn u arrestua mbi bazë të akuzës për prostitucion

Paris, 21 shkurt - Ish Kreu i FMN-së Dominique Strauss-Kahn sot u arrestua nën akuzën për pjesëmarrje në organizim prostitucioni. Për këtë njoftojnë mediat franceze.
Dominique Strauss-Kahn duhej të paraqitej për tu marrë në pyetje si dëshmitar, ndërkohë që ai u ngujua menjëherë në paraburgim sapo u shfaq në rajonin e policisë. Ai është akuzuar për pjesëmarrje në organizim prostitucioni si dhe përvetësim të pronës publike.
Mbi përfshirjen e Dominique Strauss-Kahn në veprimtarinë e një rrjeti kriminal, i cili furnizonte me prostituta hotelin Carlton në Lille, mediat franceze patën njoftuar që në nëntor të vitit 2011. Në publikimet e tyre thuhej se nga Lille vajzat i çonin në Paris për pjesëmarrje në orgjitë, ku ishte i pranishëm edhe Dominique Strauss-Kahn.
Pas dukjes së këtyre njoftimeve ish Kreu i FMN ngriti padi kundër pesë botimeve, të cilat patën përhapur informacionin e sipërpërmendur. Përveç kësaj, njoftohej se Strauss-Kahn kishte ndërmend të padiste madje dhe Presidentin francez Nicolas Sarkozy.