22 Dhjetor 2024

Doganierët e EULEX-it bastisin këngëtarin Sabri Fejzullahu

Prishtinë, 25 maj - Hetimet e EULEX-it në rastin tashme të njohur si rasti Limaj e që kanë të bejnë me bastisjet dhe hetimet që po zhvillohen kundër këtij ministri, tashmë janë kthyer në një proces që cdo ditë e më shumëpo shtrihet dhe po zgjerohet me shumë duke involvuar edhe figura tjera si politike e institucionale si edhe te zhanreve tjera.

Javen e kaluar EULEX-i bastisi valigjet e qeveritarve të Kosovës në aeroportin e Prishtinës derisa po udhtonin për një vizitë zyrtare në Turqi, me atë grupe udhtonte edhe ministri i dyshuar Limaj ndërsa dje mediat publikuan lajmin se edhe kengetari i popullarizuar Sabri Fejzullahu i cili eshte mik i ngushtë i ministrit Limaj, është bastisur nga doganieret e EULEX-it në Aeroportin e Prishtines, i njejti para disa muajve ishte perfolur neper kosove se kinse eshte kapur duke transferuar te holla te gatshme ne emer te ministrit Limaj , gje qe e paten demantuar si kengetari njeashtu edhe ministri i perfolur.

Se a gjeten a nuk gjeten ndonjë gjë EULEX-i, kjo do të shihet me vonë, mirëpo veprimet qe po ndodhin me kete rast japin indikacione se megjithate EULEX eshte duke hetuar seriozisht sepse po vërehet nje angazhim i tyre me "hapa te breshkes" po i cili nuk po ndalet.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)