Dogana zbulon një revole dhe fishekë kontrabandë
Prishtinë, 19 gusht - Dogana e Kosovës ka njoftuar se oficerët doganorë zbulon një revole si dhe sasi të konsiderueshme të fishekëve.
Në pikë kalimin kufitar të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, janë ndalur për kontroll të rregullt rreth nëntë (9) valixhe, të cilat kanë ardhur pa përcjellje ( pronar).
Gjatë skanimit të valixheve në fjalë njëra nga to, në baze të imazheve të skanerit ka rezoltuar si e dyshimtë, dhe si e tillë është hapur për kontroll.
Pas hapjes së valixhes Oficerët Doganorë kanë hasur në një revole të re, e tipit XDm-9mm 5.25, si dhe 202 fishek të kalibrit 9mm.
Menjëherë pas zbulimit të revoles, Oficerët Doganorë kanë njoftuar Policinë e Kosovës, me çrast edhe i kanë dorëzuar tërë rastin për vazhdim të hetimeve të mëtejme