Dogana zbulon një pushke dhe 65 fishek
Vermicë, 27 Janar - Sot në orën 10:40 gjatë ekzaminimit të një automjeti me tabela të Republikës së Shqipërisë Dogana e Kosovës ka gjetur një armë dhe 65 fishek.
Gjate kontrollës së automjeteve ne pikalimin kufitar të Vërmicës (Kosovë Shqipëri) oficerët doganor kanë selektuar për kontrolle detale veturën e llojit Opel Frontera me targa të Shqipërisë që udhëtonte për në Republikën e Kosovës thuhet në një komunikate për media të doganës.
Në këtë veturë sipas njoftimit, udhëtonin dy shtetas të Republikës së Shqipërisë. Gjate kontrollit te veturës në bagazhin e veturës është hasur në Pushke Gjuetie SHOOTGUN (e re) dhe 65 cope fishek gjuetie.
Të dy udhëtar janë ndaluar nga ana e oficereve doganore, malli është konfiskuar dhe rasti është dorëzuar te policia kufitare për vazhdimin e procedurave hetimore të mëtejme.
Vlen të theksohet se që nga data fillimi i janarit të këtij viti, oficerët doganor në Vërmicë kanë treguar një angazhim maksimal në parandalimin e kontrabandës me mallra ilegale, zbulimi i sotëm e ngrit numrin e fishekëve në afro 2000 copë që nga fillimi i vitit 2011.