Dogana zbulon municion në Vermicë
Vërmicë 7 mars - Dje rreth orës 17, në pikë kalimin kufitare Vermicë, oficerët doganore kanë zbuluar municion të fshehur. Automjeti i tipit Diamler Benz me targa te Kosovës, tek sa po hynte në Kosove nga kjo pikë kufitare, është ndalur për kontroll rutinore.
Pas ndaljes ngasësi i veturës ishte përgjigjur qe nuk kishte asgjë për te deklaruar. Mirëpo oficeret Doganore ne bashkëpunim me Policinë filluan kontroll me detale te automjetit te lartcekur.
Gjate kontrollit fillestare oficeret zbuluan sasi municioni te fshehur nen ulëset e pasme te automjetit, me pas oficeret ushtruan kontroll me detal dhe zbuluan edhe sasi tjera te municionit ne vende te ndryshme te automjetit.
Përveç municionit, oficeret zbuluan edhe një revole te kalibrit 6mm te fshehur ne mbështetësen e ulëses se pasme.
Pas kryerjes se kontrollit te teresishe te automjetit, janë zbuluar gjithsej:
1. Fishek (AK-47) 7.62 mm- 2592 cope. (Prodhime te Shqipërisë)
2. Revole 6 mm- 1cope.
3. Karikator i zbrazet- 1 cope.
4. Fishek TT- 4 cope.
Me këtë rast pala ka bere vepër penale sipas nenit 274 pika b, te KDAK-ës. Pas përpilimit te procesit mbi ndalim-konfiskimin e armatimit dhe municionit, te njëjtat i janë dorëzuar policisë për vazhdim te mëtutjeshëm të hetimeve.