Dogana zbulon mbi 7000 fishekë
Vërmicë, 14 dhjetor - Dogana e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur se mbrëmë në pikën kufitare të Vërmicës, oficerët Doganore dhe policia e Kosovës zbulojnë sasi të konsiderueshme të municionit.
Rreth orës 17:00 përderisa po hynte në Kosovë përmes kësaj pike kufitare, vetura e markës BMW me targa RKS, është ndalur nga oficeret Doganor për kontroll detal. Në veturë kanë qenë dy shtetas kosovar.
Kjo veturë e lartcekur është selektuar për ekzaminim nga zyrtari i doganës në bashkëpunim me policinë. Pas kontrollit të tërësishëm brenda veturës oficerët nuk kanë gjetur asgjë por kjo nuk ka shuar dyshimet për shkak të peshës së madhe dhe presionit në goma.
Vetura posedonte sistem të lëvizjes me gaz (propan-butan) dhe me benzinë.
Gjatë ekzaminimit me anë të fibroskopit në rezervuarin e benzinës janë vërejtur disa fishek, ku pas hapjes se tij është konstatuar se i tërë rezervuari ka qene i mbushur me municion për AK-47.
Sasia totale e fishekëve të zbuluar 7572 fishekë për AK-47 të kalibrit 7,62 mm.
Personat e involvuar menjëherë janë arrestuar nga Policia e Kosovës pasi kanë shkaktuar vepër penale sipas nenit 274, pika b, te KDAK-ës.