27 Dhjetor 2024

Dogana zbulon mbi 12000 fishekë

Vërmicë, 4 janar - Dogana ka bërë të ditur se gjatë ditëve festive oficerët doganor dhe policia e Kosovës kanë arritur që në pikën kufitare të Vërmicës të zbulojnë sasi të konsiderueshme të municionit.

Në orët e vona mbrëmjes së 30 dhjetorit, në Vërmicë,  ka arritur një automjeti i markës “VW- JETTA”, me targa të Kosovës.

Vetura është drejtuar nga një mashkull në shtetësi kosovare dhe gjithashtu ka pasur për bashkudhëtar një grua dhe tre fëmijë moshës së mitur.

Vetura e lartcekur është selektuar për ekzaminim nga zyrtari i doganës në bashkëpunim me policinë. Dyshimi për kontroll ka lindur për arsye te peshës së veturës dhe kohës së arritjes.

Fëmijët ishin të ulur në ulësen e pasme, ku pas kontrollit të detajuar të kësaj pjese të veturës është zbuluar municion në kuti metalike dhe në paketime të letrës.

Pas kryerjes së kontrollit te tërësishëm të automjetit janë zbuluar në pjesët e anësore  municion shtese si dhe një pushke automatike: AK-47. Pas numërimit tërësishëm është konstatuar sasia prej: Fishek 7.62 mm- 12256 copë.

Kurse me datën 03.01.2012 ne orët e paditës është ndaluar për kontroll një automjet GOLF IV me targa të Republikës së Shqipërisë ku në të ishin dy shtetas të Shqipërisë. Gjatë kontrollit të veturës janë gjetur 62 fishekë  (12 mm) të gjuetisë, prodhim italian të fshehur në valixhe dhe në vende të ndryshme e makinës. 

Pas përpilimit te procesit mbi ndalim-konfiskimin e armatimit dhe municionit te njëjtat i janë dorëzuar policisë për vazhdim te mëtutjeshëm te hetimeve.

Sasia totale e fishekëve të zbuluar 12318 fishekë. Personat e involvuar menjëherë janë arrestuar nga Policia e Kosovës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)