Dogana zbulon fishekë kontrabandë
Prishtinë 10 prill - Dogana e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se sot ka parandaluar një rast me mallra të ndaluara.
Oficerët Doganor gjatë patrullimit të rregullt në Pikë Kalimin Kufitar Qafa e Prushit, kanë ndaluar për kontroll rutinore një automjet të llojit Mercedes me targa të Shqipërisë.
Pasi që ishte pyetur nga Oficerët Doganorë nëse ka diçka për të deklaruar, pala në fjalë është përgjigjur që nuk ka asgjë.
Mirëpo pas sjelljes së dyshimtë të vozitësit, oficerët doganor kanë filluar me kontroll më detal të automjetit, ku gjatë kontrollit kanë hasur në mallra të ndaluara.
Mallrat e zbuluara në këtë rast janë si në vijim, dylbi për snajper, si dhe fishek në sasi rreth 700 copë.
E tërë sasia e zbuluar e mallit, i është dorëzuar Policisë së Kosovës, si dhe personi në fjalë do ti nënshtrohet procedurës së mëtutjeshme.