29 Prill 2024

Dogana zbulon armë në Han të Elezit

Prishtinë, 30 tetor - Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se mbrëmë  në  orët e vona në pikë kalimin kufitar të hanit të elezit njësitet e antikontrabandës së doganës kanë arritur të zbulonin një sasi të konsiderueshme të revoleve gjatë tentimit për të u kontrabanduar ilegalisht.

Pas ndalesës së një automjeti me targa te Shkupit dhe pas kontrolleve fillestare automjeti është dërguar për skanim.

Pas skenimit, imazhet kane dhëne indikacione për gjera te fshehura ne  pjesën e pasme te veturës. Imazhet e gjeneruara nga skaneri kane dhëne dyshime se ne ketë pjese ka një sasi e konsiderueshme e revoleve .

Pas hapjes se kësaj pjese oficerët doganor kane gjetur fillimisht 26 copë revole te llojit EKOL SPECIAL te kalibrit 9 mm.

Pas vazhdimit të kontrollit të mëtejmë në pjesën e përparme të automjet, respektivisht të motorit janë gjetur edhe një sasi tjetër prej 17 copë revole të njëjti lloj.

Totali i revoleve të zbuluar gjatë kontrollës është 43 copë. 

Pas këtij zbulimi se bashku me policinë e Kosoves është bërë arrestim i drejtuesit të automjetit  shtetas i Maqedonisë. Rasti është dorëzuar te Policia për vazhdimin e hetimeve te mëtejme.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)