Dogana zbulon afër 20 kg narkotik në Vërmicë
Prishtinë, 10 dhjetor - Dogana e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur se sot rreth orës 03:00 të mëngjesit ka parandaluar një rast me mallra të ndaluara.
"Në pikë kalimin kufitar Vërmicë, oficerët doganor në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë selektuar një automjet me targa të Shqipërisë për kontroll rutinore, pasi që udhëtarët prezent në veturë janë përgjegjur që nuk kanë asgjë për të deklaruar", thekson dogana në njoftim.
Më pas Oficerët Doganor kanë ushtruar kontroll në veturën e lartëcekur duke përdorur edhe pajisje të sofistikuara për kontroll.
Gjatë kontrollit në bagazh të automjetit kane zbuluar 7 copë qese me substancë narkotike, gjithashtu në vazhdë të kontrollit edhe tek ulëset e pasme janë zbuluar edhe 6 copë qese po ashtu me substancë narkotike, edhe nëpër pjesë të ndryshme të automjetit janë gjetur edhe sasi tjera të qeseve me narkotik.
Në total janë zbuluar 18 qese me substancë narkotike të llojit marihuana në sasi prej 19.5kg.
Policia e Kosovës menjëherë ka arrestuar personin në fjalë si dhe i tërë rasti i kalon policisë për hetime të mëtejme.