23 Dhjetor 2024

Dogana zbulon 380 fishek kontrabandë

Prishtinë, 19 janar - Dogana e Republikës se Kosovës ka bërë të ditur se dje rreth orës 14:30 gjatë ekzaminimit të një automjeti me tabela të huaja janë zbuluar 380 fishek.

Në një komunikatë për media është njoftuar se pas ndalimit nga ana e oficereve doganore te nje veture me targa te huaja e drejtuar nga nje shtetas i Malit te zi oficerët doganor kanë ushtruar kontroll detale ku janë janë gjetur të fshehur nëpër çanta  dhe qese të ndryshme një sasi të municionit për gjueti.

Sasia totale e zbulimit ishte 380 fishek të kalibrit 12 mm.

Gjatë kontrollës detale kanë asisistuar edhe Policia kufitare. Malli është konfiskuar dhe i rasti është dorëzuar te policia kufitare për vazhdimin e procedurave  hetimore të mëtejme. 

Vlen të theksohet se që nga data fillimi i janarit të këtij viti oficerët doganor në Vërmicë kanë parandaluar në 8 (tetë) raste tentim kontrabandimit e mallrave të ndaluara, respektivisht fishekëve. Sasia totale e zbuluar nga të gjitha këto raste është afro 1700 cope fishek te kalibrit 12mm.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)