Dogana zbulon 1000 fishek
Prishtinë, 23 dhjetor - Dje rreth orës 18:00 gjate ekzaminimit të një ngarkese në pikëkalimin kufitar të Vërmicës nga ana e oficereve doganor janë zbuluar municione të fshehura.
Gjatë kontrollimit te njërës prej pakove që gjendej ne këtë maune është bere zbulimi i 20 paketimeve LUGER me plumba 9 mm nga 50 cope në secilin paketim, që gjithsej janë 1000 cope.
Pas kësaj është bërë kontrollimit detal i kabinës se kamionit dhe zbrazëtirave te jashtme te kamionit, kurse për shkak te pamundësisë se kontrollimit detal të tërë ngarkesës, mauna është ndaluar për kontroll gjatë ditës së sotme, kontroll i cili është duke vazhduar.
Fishekët e zbuluar (1000 cope) i janë dorëzuar policisë kufitare në Vermice për procedim te mëtutjeshëm. Për këtë rast kanë filluar hetimet.