18 Janar 2025

Dogana sekuestron 7 aparate për lojëra të fatit

Skenderaj, 21 prill - Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se dje njësitet e Doganës kanë organizuar një aksion për kontroll të lojërave të fatit.

Në këtë aksion kanë marr pjesë Dogana e Kosovës, Policia e Kosovës dhe Administrata Tatimore e Kosovës aksioni është zhvilluar në Skenderaj.

Gjatë aksioni janë kontrolluar 2 lokale të dyshuara, ku janë gjetur duke operuar lojëra të ndaluara “Keno” dhe “Racing Dogs”.

Po ashtu në njërin prej lokale është gjetur një derë e cila dërgonte tek lokali tjetër. Pas hapjes së derës janë gjetur 7 aparate të lojërave të fatit, të cilët pas verifikimit kanë rezultuar të pa licencuar.

Rezultatet e këtij aksioni ishin:

-    Sekuestrimi i 7 aparate për Lojëra Fati të pa licencuar
-    Sekuestrimi i 3 shtëpiza PC me lojëra të ndaluara Keno dhe Racing Dogs
-    Sekuestrimi i aparatit i cili operon me monedha metalike

Pas konfiskimit të këtyre aparateve ilegale operatorit i është  shqiptuar gjoba me vlerë prej 3,000.00 € .

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)