Dogana parandalon një rast me kontrabandim të fishekëve
Prishtinë, 22 tetor - Dogana e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur se oficerët doganor kanë parandaluar një rast me kontrabandim të fishekëve.
Njesitet Doganore antikontrabandë së bashku me Policinë e Kosovës gjatë patrullimit në rajonin e Vitomiricës, saktësisht në fshatin Cerkulez kanë ndaluar një automjet të llojitpassat për një kontroll rutinore.
Gjatë kontrollit Njësitet Doganore kanë zbuluar sasi të fishekëve rreth 75 copë. Menjëher pas zbulimit Oficerët i kanë konfiskuar fishekët, dhe ua kanë dorëzuar Policisë së Kosovës.
Me këtë rast personi në fjalë ka shkaktuar vepër penale sipas nenit 274 pika A, të
KDAK-ës. I tërë rasti i është dorëzuar Policisë Kufitare për procedurë të mëtutjeshme.