Dogana parandalon kontrabandën e 56 kg substanca narkotike
Prishtinë, 2 shkurt - Dogana e Kosovës ka njoftuar se njësit e doganës në bashkëpunim të ngushtë me njësit Policore gjatë muajit janar 2017 arritën të kapin dhe parandalojnë hyrje e 56 kilogramëve të substancave narkotike.
Gjatë këtij muaji planet operative sipas njoftimit te doganës suksesshëm kanë parandaluar hyrjen e substancave narkotike gjithsejtë janë kapur 20 raste me mallra të ndaluara derisa sasitë e kapura kanë variuar nga 0.300 gram deri në mbi 25 kilogram në një rast.
Gjithashtu planet operative kanë treguar sukses edhe në parandalim e hyrjes ilegale të armëve dhe municionit gjatë janarit ku janë kapur në 8 raste revole (10 copë) dhe fishek (1000 copë).
Në të gjitha rastet në bashkëpunim me policinë kufitare personat përgjegjës janë procedura tek prokuroritë kompetente.