Dogana konfiskon një armë në Vërmicë
Prishtinë 29 nëntor - Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se oficerët e doganës gjatë kësaj fundjavës kanë gjetur një armë në kabinën e një transportuesi.
Oficerët e Doganës së Kosovës, gjatë ushtrimit të kontrollës së kamionëve me mallra komerciale në njërën prej kabinave të vozitësit kanë zbuluar një arme zjarri AK-47, me një karikator dhe e mbushur me 10 fishek te kalibrit 7.62 mm.
Vozitësi i kamionit njëkohësisht pronari I armës, ishte shtetas i Shqipërisë, që transportonte xehe.
Arma së bashku me fishekët e zbuluar, si dhe dokumentet përkatëse te palës i janë dorëzuar Policisë së Kosovës për procedurë te mëtutjeshme për zbulimin e mallrave te ndaluara.
Me ketë rast pala ka shkaktuar Kundërvajtje Doganore në bazë të nenit 274 pika B të Kodit Doganor.