Dogana konfiskon një armë dhe 130 fishek
Prishtinë, 23 nëntor - Oficerët doganor në pikën doganore të Vërmicës dhe në pikën doganore të Dheu të bardhë kanë arritur të parandalojnë kontrabandimin e armeve respektivisht fishekëve.
Rasti i parë ishte në pikën e Vermicës ku një automjeti i markës OPEL, me targa të Shqipërisë futej në Kosovë dhe drejtohej nga një shtetas I republikës së Shqipërisë.
Në pyetjen e zyrtarit doganor në lidhje me deklarimin doganor, ngasësi i veturës së selektuar për ekzaminim është shprehur se nuk ka asgjë të deklarojë. Pas kontrollit të ushtruar nga oficerët doganor në hapësirën prapa karrigeve si dhe nën timon janë gjetur një armë dhe municion si në vijim:
· Pushke Gjuetie e Llojit Churchill
· Municion për te njëjtën (Kalibri 12 mm).
Kurse në pikën doganore të Dheu të Bardhë gjatë kontrollit të një automjeti që vinte nga Serbia i drejtuar nga një shtetas i Serbisë oficerët doganor kanë zbuluar mbi 100 fishek (12mm) nën ulësen e udhëtarëve.
Me këtë rast personat kanë shkaktuar vepër penale sipas nenit 274, pika b, të KDAK-ës.
Pas përpilimit të procesit mbi ndalim-konfiskimin e armëve, armët e lartcekura dhe rastet i janë dorëzuar policisë kufitare për procedim të mëtejmë.