Dogana konfiskon armë të kalibrit të vogël
Prishtinë, 8 dhjetor - Mbrëmë në orët e vona të natës oficerët e doganës arritën të parandalonin kontrabandën me armë në pikë-kalimin e Vërmicës.
Gjatë kontrollimit të linjës së autobusit Gjermani Kosovë te bagazhi i udhëtareve në dy çanta të futura në mes të katër gomave në bagazhin e poshtëm të autobusit, janë gjetur mallra te ndaluara, saktësisht në armë dhe municion.
- 4 Pistoleta të e markave të ndryshme
- Municion 126 copë kalibrit 9mm.
Gjithashtu u gjetën edhe mallra të tjera komerciale gjatë tentimit për tu kontrabanduar të cilat iu nënshtruan konfiskimit të menjëhershëm. Pas zbulimit rasti ka kaluar nën kompetencën e Policisë së Kosovës.
Edhe ky është një rast i mirë bashkëpunimit në kuadër të menaxhimit kufitar të integruar që zhvillohet në baza ditore në mes të Policisë, Doganës dhe AUV-it.