23 Dhjetor 2024

Dogana konfiskon 660 fishek të kalibrit 7,62 mm

Prishtinë, 21 mars - Oficerët doganor në pikë-kalimin e Vërmicës kanë selektuar për kontroll detaj automjeti tipit Opel Ascona me targa të Kosovës dhe e drejtuar nga një shtetas Kosovar.

Drejtuesi i automjetit sipas doganes në pyetjen se a keni diçka për të deklaruar është përgjigjur Jo, pas marrjes se kësaj përgjigje oficerët doganor kanë filluar kontrollen detale te automjetit ku gjate kontrolles kemi vërejtur se ne pjesën e përparme te kembët e shoferit e mbuluar me plastik është një kuti metalike e mbyllur hermetikisht ku mbishkrimi ka treguar qartë përmbajtjen e brendësisë së kutisë, respektivisht tregonte se përmbante municion të luftarak për AK-47 të kalibrit 7.62 mm.

Oficerët Doganor kanë bërë hapjen e kësaj kutie metalike së bashku me policinë kufitare,  ku ka rezultuar me 33 pako x 20 cope me 660 cope fishek te kalibrit 7.62 mm.

Rasti ne fjale se bashku me municion i është dorëzuar Policisë Kufitare në Vermicë për vazhdimin e procedurës se mëtejshme.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)