Dogana kapë 5.3 kg sustancë narkotike
Prishtinë 17 maj - Mbrëmë oficerët doganor në PKK Vërmicë në hyrje, kanë ndaluar një automjet të llojit Golf V ngjyrë e zezë me targa kosovare e drejtuar nga një shtetas Kosovar si dhe në automjet gjendeshin gjithsejt 4 persona. Automjeti në fjalë është profilizuar për kontroll detajor në vijën e dytë.
Në kuadër të Menaxhimit të Integruar të Kufirit, është kryer kontrolli i përbashkët me Policinë e Kosovës ku automjeti është selektuar për kontroll të vijës se dytë. Gjatë kontrollit të automjetit ne ulëset e pasme është hasur ne dy qanta ku janë gjetur pese (5) qese të dyshuara me substancë narkotike marihuanë.
Gjate kontrollit detal janë përdorur edhe pajisjet e dhuruara nga EXBS (Fibroskopi, Busteri) ku pas përfundimit është përcatuar pesha e kësaj substance narkotike që është diku rreth 5.335 kg.
Rastin më tutje ka vazhduar tek Policia e Kosovës të cilës edhe iu është dorëzuar subastanca e dyshuar. Oficerët doganor kanë vazhduar me kontroll detale dhe të përbashkët me Policinë e Kosovës por nuk është gjetur diçka tjetër.