Dogana kap mbi 16 kg lendë narkotike
Prizren, 21 nëntor - Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se bashkëpunimi në kuadër të menaxhimit të integruar të kufirit (MIK) çdo ditë është duke e rritur performancën e institucioneve tona. Policia e Kosovës, Dogana dhe AUV përmes MIK kanë rritur efikasitetin si dhe luftën kundër trafikut ilegal.
Rasti më i fundit i suksesshëm i këtij bashkëpunimi sipas Doganës ishte mbrëmë kur njësite e Doganës në bashkëpunim me policinë parandaluan suksesshëm tentimin për futje të lëndëve narkotike në Kosovës.
\"Mbrëmë rreth orës 21:30 në Vërmicë është paraqitur një automjet me targa të Kosovës. Automjeti është selektuar për kontroll në vijën e dytë ku gjatë kontrollit të automjetit është zbuluar lëndë narkotike e cila dyshohet të jetë e llojit Marihuanë në sasi prej 16 kilogram e 290 gram e shprëndar në 30 qese\", thekson Dogana.
Oficerët arritën të zbulojnë lëndën narkotike e cila ishte e fshehur në në serbatorin (rezervoarin) e benzinës si rezultat i përdorimit të pajisjeve të cilat janë donacion nga shteti Amerikanë. Menjëherë pas zbulimit personat e dyshuar janë arrestuar nga ana e Policisë së Kosovës.