Dogana kap mbi 1 ton duhan të kontrabanduar
Prishtinë, 6 tetor - Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se Njësit e Doganës sot kanë konfiskuar mbi 1 ton duhan dhe cigare në një depo në regjionin e Prizrenit.
Pas një pune operative dhe hetimore sot pasdite njësit e Doganës kanë bastisur një depo të dyshuar për kontrabandë me duhan. Pas bastisjes janë gjetur sasi të konsiderueshme të duhanit të grirë si dhe cigareve të paketuara për shitje.
Në këtë depo janë gjetur: 822 kg duhan i grirë, 28 pako cigare (1 pako =10kg), Makin pë grirjen e duhanit (1 copë).
Tërë sasia është konfiskuar si dhe vlerësohet se po të arrinte në treg kjo sasi do të shkaktonte dëm mbi 50000 mijë euro. Hetime lidhur me këtë rast janë duke vazhduar.
Dogana e Kosovës në bashkëpunim me autoritetet kompetente do të vazhdojë të ushtroj kontrolla në kuadër të realizimit të detyrave dhe përgjegjësive të saj, me qëllimin e vetëm