Dogana ka pasur bashkëpunim me EULEX-in gjatë kontrollit
Prishtinë, 17 dhjetor - Dje, sipas urdhrit të prokurorisë speciale të EULEX-it, Dogana e Kosovës iu ka nënshtruar një kontrolli dhe si rezultat i këtij kontrolli janë marrë dokumente lidhur me importin e produkteve të duhanit për vitin 2008.
Gjatë kohës së ushtrimit të kontrollit, Dogana ka ofruar dokumentet e kërkuara nga EULEX-i si dhe vullnetarisht ju ka ofruar dokumente shtesë lidhur me këtë rast, e gjithë kjo është bërë me qëllim për sqarimin e rrethanave sa më shpejt që është e mundur.
Dogana e Kosovës thekson se lidhur me këtë rast ka pasur kontakte dhe bashkëpunim të vazhdueshëm edhe më herët me komponentën e EULEX-it në Doganë si dhe Zyrën ligjore të EULEX-it.