Dogana e Kosovës kthen autobusët e palicencuar serb
Prishtinë, 16 gusht - Policia kufitare e Kosovës ka kthyer mbrëmë prapa në Serbi në autobus të kompanisë serbe Lasta, për shkak të mosposedimit të lejes së posaçme për transportin e udhëtarëve drejt Kosovës.
Autobusi u ndalua në pikën kufitare Dheu i Bardhë - Konçul dhe u kthye prapa, edhe përkundër reagimit të shoferëve serb, se kjo linjë ishte aktive vite me radhë dhe nuk kanë hasur në probleme të kësaj natyre.
Autobusi funksiononte në linjat nga Beogradi deri tek fshatrat Ranillug dhe Shillovë në afërsi të Gjilanit.
Autoritetet kufitare kërkuan që kjo kompani të licencohet në Prishtinë nga autoritetet kosovare për të mbajtur të rregullt këtë linjë autobusi, dhe se në të kundërtën nuk do ti lejohet transporti.