Dogana dhe Policia kapin mbi 1 kg narkotikë
Adriatik Stavileci zëdhënës i doganës ka thënë së gjatë kontrollimit të automjeteve në pikë-kalimin e Vërmicës, oficerët doganor kanë shfaqur dyshimet se një automjet me targa të Bullgarisë në të cilin gjendeshin një shtetas i Kosovës dhe një i Shqipërisë mund të kishte mallra ilegale.
\"Pas ndalesës dhe fillimit të kontrollit janë gjetur në vendin e dedikuar për Airbag të bashkudhëtarit një sasi e lëndës narkotike llojit Marihuanë. Pastaj është vazhduar me kontroll më të hollësishëm në vijën e dytë të kontrollit. Sasia e lëndës narkotike ishte 1 kilogram apo 5 qese (paketime)\", ka theksuar ai.
Personat sipas Stavielcit janë arrestuar nga ana e Policisë së Kosovës dhe lënda narkotike i është dorëzuar Policisë për hetime të mëtejme.
\"Dogana fton qytetarët që të thërrasin në telefonin 0800 50 095 nëse hasin apo shohin keqpërdorime dhe kontrabandim, sepse vetëm së bashku mund të mbrojmë dhe ndërtojmë shtetin tonë\", ka thënë Stavileci.