Dogana dhe Agjencia e Inteligjencës rrisin bashkëpunimin
Prishtinë, 17 janar - Dogana e Kosovë dhe Agjencioni i Kosovës për Inteligjencë Shërbimin sot bën nënshkrimin e Memorandumit për bashkëpunim në fushën e shkëmbimit të informatave.
Dy drejtorët e përgjithshëm Naim Huruglica dhe Bashkim Smakaj nënshkruan memorandumin e bashkëpunimit.
Duke u bazuar në detyrat dhe përgjegjësit që dalin nga ligji i doganës dhe ligji për Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, dy institucionet e kanë parë të nevojshme që rrisin nivelin e bashkëpunimin, respektivisht të bëjnë zyrtarizmin e tij me qëllim të shkëmbimit të informacioneve në mes të dy institucioneve për fushat që paraqesin interes të dy anshëm dhe kontribuojnë për sigurinë e vendit.