16 Maj 2024

Do të hetohen edhe ata që “nxisin” keqpërdorimin e votave

Prishtinë, 2 qershor - Prokurorja e shtetit, Laura Pula, ka bërë të ditur se Prokuroria ka trajtuar 1600 lëndë, aktakuza për manipulim gjatë zgjedhjeve të vitit 2010.

Sipas saj, në këto vepra, të përfshirë kanë qenë komisionarët e partive politike.

“Prokuroria e Shtetit, lëndët me aktakuzë për keqpërdorim të votave gjatë zgjedhjeve i ka marrë me prioritet dhe ato janë shqyrtuar e dorëzuar në Gjykatat Themelore për vendimet finale, ndërsa aktvendimet për keqpërdoruesit, fillimisht kanë qenë dënimi me gjoba, pastaj janë konvertuar në aktgjykime me burg dhe aktgjykime me kusht”, tha Pula.

Prokurorja Pula, ndërkaq, ka vënë në theks edhe përgatitjen e prokurorëve për trajtimin me prioritet të lëndëve të cilat kanë të bëjnë me keqpërdorimet e mundshme në zgjedhjet e 8 qershorit.

Sipas saj, prokurorët do të angazhohen në një pistë më të gjerë të hetimit mbi manipulimet e votave, duke kërkuar kështu dëshmi se prapa kujt fshihen manipuluesit e votave.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)