Djemtë e Grabovcit, në dhjetor para Gjykatës
Prishtinë, 14 nëntor - Prokuroria e shtetit e konsideron sekrete aktakuzën e ngritur ndaj Guxim dhe Ngadhnjim Grabovcit.
Në fillim të muajit dhjetor 2014, djemtë e ish-shefit të grupit parlamentar të PDK-së pritet të dalin para togave të zeza për tu përballur me akuzën sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së punës zyrtare, të ngritur nga prokurorja Sebahate Hoxha.
Guxim dhe Ngadhnjim Grabovci mund të dënohen me burgim, në kohëzgjatje prej gjashtë muajsh deri në pesë vjet, nëse shpallen fajtorë nga Gjykata.
Tashmë mbetet për tu parë profesionalizmi dhe pavarësia e Gjykatës në këtë çështje, gjithnjë nëse prokurorja Sebahate Hoxha ka përpiluar një aktakuzë të parrëzueshme dhe jo sa për të thënë, duke favorizuar kështu djemtë e Adem Grabovcit.
/Kosova Sot/