Djemt e Sabit Gecit therrin me thikë dy aktivistë të Vetëvendosjes
Prishtinë, 21 shtator - Sonte rreth orës 21:20 katër persona, nga të cilët dy të armatosur, kanë sulmuar dy aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosjes! brenda në hollin e zyrës dhe para objektit.
Dy nga sulmuesit ishin djemt e Sabit Gecit, Alban dhe Kushtrim Geci të cilët kanë të kaluar kriminale. Policia i arrestoi këta dy persona ndërsa dy të tjerë kanë ikur.
Dy aktivistë të Lëvizjes janë therrur me thikë dhe po trajtohen në QKUK.
Ky sulm është sulm i planifikuar ndaj Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe êshtë i papranueshëm. Të tilla sulme nuk e ndalin Lëvizjen në kauzën e saj të drejtë.