14 Maj 2024

Djegja flamurit të ISIS, shkak i akteve terroriste të tyre

Prishtinë, 9 shtator - Një grup i të rinjëve, anëtarë të Rinisë Demokratike të Kosovës – dega në Prishtinë zhvilluan një takim me kreun e Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiun Naim Tërnava.

Në takim u diskutua për zhvillimet aktuale në vendin tonë me ç’rast u prek edhe akti simbolik i djegies së logos së grupit terrorist ISIS në Prishtinë.

Të rinjtë shpjeguan në takim me Myftiun Tërnava se aktiviteti i djeshëm simbolik nuk kishte qëllim të ofendimit të ndjenjave fetare të besimtarëve mysliman në Kosovë dhe as thënieve të shenjta për islamin.

Qëllimi, u tha nga të rinjtë në takim, ishte ta kundërshtojnë terrorin dhe aktet terroriste të grupit ISIS me veprimet e tyre kriminale në rend të parë kundër fëmijëve dhe grave që i bëjnë në kundërshtim me parimet e fesë islame.

Myftiu Tërnava theksoi se të rinjtë tanë duhet të jenë të kujdesshëm e të matur në veprimet e tyre dhe mos të bien pre e fushatave që më shumë mund të sjellin debate, konfuzion e paqartësi se sa qëllimi i tyre për distancim nga veprimet e ISIS.

Po ashtu, në takim Myftiu tha se ne si popull solidarizohemi me vuajtjet e popullatës civile në Irak e Siri, dhe në të njëjtën kohë dënojmë veprimet kriminale të asaj që quhet ISIS.

Të rinjtë theksuan se Rinia Demokratike e Kosovës ka një orientim të qartë demokratik, vlerave të tolerancës dhe mirëkuptimit ndërfetar e ndërnjerëzor.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)