Djali rrah babanë
Gjilan, 1 gusht - Policia raporton se është arrestuar një i dyshuar shqiptar në Gjilan, pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht babanë dhe vëllain e tij. "Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor dhe me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje", raporton policia.
Në një rast tjetër të dhunës familjare në Rahovec, është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar, pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. "Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i është ofruar trajtim mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje", raporton policia.
Kurse në Prishtinë, raportohet se i dyshuari mashkull shqiptar pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. "Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt", thuhet në raportin e policisë.