Djali i Adem Grabovcit kapet me kallashnikov
Prishtinë, 12 gusht - Guxim Grabovci, djali i shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së Adem Grabovci, ditën e shtunë po udhëtonte së bashku me shokun e tij Meriton Isufi drejt Grykës së Rugovës.
Të shkosh një fundjavë drejt një vendi piktoresk siç është Dukagjini nuk ka absolutisht asgjë të keqe, por që të mbash kallashnikov në makinë kjo mund të bëj problem.
Kështu ka ndodhur edhe me djalin e Adem Grabovcit. Në makinën e tij kishte dy armë luftarake, njera ishte e tipit kallashnikovë me 90 fishekë dhe tjetra një pushkë gjuetie me 31 fishekë.
Por rrugës për atje ata u ndaluan nga një patrullë e policisë kufitare ku pas kontrollit u janë gjetur armët, transmeton Tribuna. Guxim Grabovci dhe Meriton Isufi u shoqëruan në stacionin e Policisë në Pejë dhe pas konsultimit me prokurorin janë lirua.
/Tribuna/