Dita ndërkombëtare të sindromës Down shënohet nën slloganin “A po m’sheh”
Prishtinë, 21 mars - Shoqata Down Syndrome Kosova, ka vendosur që Viti 2021 të jetë vit i sindromës Down dhe për këtë qëllim gjatë tërë vitit do realizohet një fushatë e gjërë e cila është titulluar “Topi është te Shteti”.
Fushata do të filloj në Ditën ndërkombëtare të sindromës Down nën slloganin “A po m’sheh”.
Përveç aktiviteteve tjera, fëmijët me sindromën Down në datën 21 të secilit muaj do të gjuajnë nga një top të basketbollit në oborrin e Qeverisë deri në momentin kur Qeveria dhe Institucionet e Republikës së Kosovës të marrin përsipër ofrimin e shërbimeve të domosdoshme dhe minimale për të mbështetur zhvillimin e fëmijëve me sindromën Down.