Dita e Forcës së Sigurisë së Kosovës shënohet me uniform të re
Prishtinë, 26 nëntor - Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Forca e Sigurisë së Kosovës sot në Kazermën Adem Jashari organizuan manifestimin qendror, në shënimin e Ditës së Forcës së Kosovës.
Forca e Sigurisë së Kosovës këtë përvjetor e shënoj me uniformë të re.
Me rastin e Ditës së Forcës së Sigurisë së Kosovës, njësitete e Forcës sot parakaluan për herë të parë me uniformë të re, uniformë kjo me standarde ndërkombëtare por me identitet kombëtarë.
Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga me këtë rast u shpreh se përmes Forcës së Sigurisë së Kosovës misionit dhe qëllimit kemi nisur një kapitull të ri në historinë tonë, atë të paqes dhe sigurisë për të gjithë, të vetëdijshëm se qytetarët e Kosovës meritojnë një jetë të dinjitetshme, të bindur se pa to nuk mund të realizojmë përparimin që e synojmë.
Rezultatet e përkushtimit, suksesit dhe avancimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës sipas Presidentes janë të prekshme.
Ajo ka thënë se brenda një kohë të shkurtër, Forca e Sigurisë së Kosovës u shndërrua në institucionin më të besueshëm të Republikës së Kosovës, duke iu dalë në ndihmë qytetarëve të vendit, pa dallim.
"Për profesionalizmin e FSK-së dhe ndërtimin e kapaciteteve të saj e shkollimin e kuadrove të reja që janë rreshtuar në radhët e saj, e falënderojmë në mënyrë të posaçme NATO-n dhe forcën e saj paqeruajtëse në Kosovë si dhe Gardën Kombëtare Amerikane, në veçanti atë të shtetit amerikan të Iowas."
"Nën mbikëqyrjen e tyre Forca e Sigurisë së Kosovës jo vetëm që ka përmbushur pritjet, por i ka tejkaluar ato duke u aftësuar, që në një të ardhme të afërt të bëhet pjesë e Partneritetit për Paqe dhe anëtare me të drejta të plota e NATO-s, ka theksuar Presidentja Jahjaga.
Ndërkaq Kryeministri Hashim Thaçi shprehu falënderime ekipit këshillues të NATO-s dhe KFOR-it për ndërtimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës ku me ndihmën e tyre kjo force do të transformohet në një forcë edhe me të përgatitur profesionalisht.
Admirali Marc Montkomeri në fjalën e tij premtoj mbështetje të SHBA së në tri fusha, atë të bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtare, rritjen e pjesëmarrjes së FSK-së në nismat rajonale dhe trajnimet e përbashkëta si dhe reformat në rishikimin e sektorit strategjik të sigurisë. Manifestimi u përmbyll me parakalimin e njësiteve të FSK-së më uniformë të re.