Diskutohet shpërndarja e 20 përqindëshit
Prishtinë, 29 mars - Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, sot ka mbajtur një takim të përbashkët me Mats Mettsson, Udhëheqës i Divizionit Ekzekutiv në EULEX, Charles Smith, Kryetar i Asamblesë së Gjyqtarëve të EULEX-it, Alfred Keyserlingk, Gjyqtar në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës, Enver Pecin, Kryetar i Këshillit Gjyqësor, Fejzulla Hasanin, Kryetar i Gjykatës Supreme dhe Sahit Sylejmani, Kryetar i Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme.
Në këtë takim u intensifikuan dhe u harmonizuan veprimet për një bashkëpunim më të mirë në mes të EULEX-it dhe institucioneve të Kosovës, për gjetjen e rrugëve për shpërndarjen e 20 përqindëshit për punëtorët e ndërmarrjeve shoqërore.
Ky takim pason takimin e mbajtur para një jave, në të cilin po ashtu u diskutua për shpërndarjen e 20 përqindëshit për punëtorët e ndërmarrjeve shoqërore dhe për çështjet tjera që ndërlidhën me këtë temë.